Përveç ruajtjes së formave tradicionale të teatrit popullor, siç janë Karagëzi, Meddahu dhe Orta Oyun, në mes të shekullit XIX, ndikimet e traditës kulturore dhe teatrit evropian hynë thellë në Perandorinë Osmane. Përpjekjet e intelektualëve turq për të ecur përpara me teatrin evropian të kohës, kryesisht atë francez, çuan në krijimin e teatrit më vonë edhe në Maqedoni.