1. Informata të përgjithshme
a) Hyrje
Ju faleminderit për interesin tuaj për ueb-faqen tonë dhe online shërbimet tona. Mbrojtja e të dhënave të vizitorëve dhe përdoruesve tanë si dhe përdorimi i të dhënave vetëm në mënyrën në të cilën presin vizitorët dhe përdoruesit tanë është një nga prioritetet tona më të mëdha. Në atë drejtim, politika në vijim është e dizajnuar me qëllim t’ju informojë për përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe të drejtave tuaja në lidhje me këtë përpunim sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe përcaktimeve tjera ligjore dhe rregulloreve.
b) Kontrolluesi
Ne, НУ ТУРСКИ ТЕАТАР СКОПЈЕ sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale jemi kontrollues dhe për shkak të kësaj jemi përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale
c) Personi ynë përgjegjës për mbrojtje të të dhënave perosnale
Personin tonë përgjegjës për mbrojtje të të drejtave personale mund ta kontaktoni me përdorim të informatave për kontakt: Адреса: ул.Никола Мартиновски 41 Скопје, Македонија, Телефон: +389 (0)2 32 96 581, Мобилен: +389 (0)71 25 83 71, Е-пошта: turskiteatar@t.mk.
2. Përpunimi i të dhënave personale gjatë përdorimin të ueb-faqes sonë.
Gjatë përdorimit të ueb-faqes sonë, vizitat tuaja logohen në sistemin tonë. Në loget mund të ruhen IP adresa e pajisjes suaj, data dhe koha e qasjes, lloji i shfletuesit, sistemi operativ i pajisjes suaj dhe faqet tek cilat shfletohet. Ne i mbledhim këto të dhëna me qëllim që ta optimizojmë dhe përmirësojmë ueb-faqen tonë dhe shërbimet tona online. Baza ligjore për përpunimin e këtyre të dhënave bazohet në një interes legjitim, gjegjësisht interesi jonë legjitim ta mbrojmë ueb-faqen dhe ta përmirësojmë kualitetin e shërbimeve tona.
Përveç kësaj, gjatë aktiviteteve të caktuara online siç janë regjistrimet, anketat, aplikimet, porositë online etj., i ruajmë të dhënat tuaja personale të cilat i keni lënë në procesin e këtyre aktiviteteve. Baza ligjore për përpunimin e këtyre të dhënave bazohet në ekzekutimin e një kontrate. Me qëllim mbrojtje adekuate të këtyre të dhënave janë ndërmarrë një sërë masash në mes të cilave: enkriptime, fjalëkalime sigurie, kontrolli i qasjes, ndarje e detyrimeve etj.
a) Formular për kontakt
Nëse dëshironi të na kontaktoni atë mund ta bëni nëpërmjet
formularit për kontakt. Të dhënat personale të cilat i realizojmë nëpërmjet formularit për kontakt do të përpunohen vetëm që të përgjigjemi kërkesës suaj. Plotësimi dhe dorëzimi i formularit për kontakt paraqet veprim pohues me të cilin na jepni pëlqim për përpunimin e të dhënave nga forma e kontaktit.
b) Biskotat (cookies)
Që ta thjeshtësojmë dhe avancojmë eksperiencën e përdoruesit të ueb-faqes, si dhe që të mundësojmë përdorim të funksioneve të caktuara, përdorim “biskota” (cookies). Biskotat janë dosje të vogla tekstuale të cilat mund të ruhen në pajisjen tuaj. Një pjesë të biskotave që i përdorim fshihen pas mbarimit të sesionit në shfletues. Disa biskota tjera mbesin në pajisjen tuaj dhe na mundësojnë neve ose partnerëve tanë ta njohin shfletuesin tuaj gjatë vizitës tuaj të ardhshme. Që të mësoni më shumë për atë se si i përdorim biskotat, mund të hyni në
“Politikën e biskotave”.
c) Marrësit e të dhënave
Në procesin e sigurimit të shërbimeve mund të përdorim shërbime nga palë të treta kompani për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Këto kompani të treta mund të gjenden në shtete në dhe jashtë Bashkimit Evropian (BE) dhe Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE). Ne sigurohemi që këto kompani të palëve të treta të përpunojnë të dhënat personale në përputhje me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale në mënyrë që të garantojnë një nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave. Ne nuk transferojmë të dhëna personale te marrësit e tjerë, përveç rasteve kur na kërkohet ta bëjmë këtë me ligj.
ç) Periudha e ruajtjes së të dhënave
Të dhënat tuaja personale të fituara përmes ueb-faqes sonë ruhen derisa nuk përmbushet qëllimi për të cilën ishin të nevojshme. Përjashtime nga ky rregull janë rastet kur jemi të detyruar me ligj t’i ruajmë të dhënat tuaja për qëllime të dorëzimit të informacioneve tek organet e pushtetit, si për shembull deri te shërbimet financiare dhe tatimore. Në këto raste duhet të respektohen periudhat e ruajtjes së të dhënave sipas rregulloreve ligjore, ku periudha e ruajtjes për të dhëna të caktuara mund të jetë 5 ose më shumë vite. Gjithashtu, periudhat e ruajtjes së të dhënave mund të vazhdohet edhe për shkak të interesit tonë legjitim si për shembull që të garantohet siguria, të parandalohet keqpërdorimi ose për të ndjekur penalisht shkelësit e ligjit.
3. Të drejtat tuaja
Si subjekt i të dhënave, ju mund të na kontaktoni në lidhje me mbrojtjen e të dhënave me qëllim që t’i shfrytëzoni të drejtat tuaja. Të drejtat tuaja janë:
- E drejta për të marrë informacione për përpunimin e të dhënave dhe kopje e të dhënave tuaja;
- E drejta që të kërkoni korrigjim të të dhënave të pasakta ose plotësimin e të dhënave jo të plota;
- E drejta të kërkoni fshirje të të dhënave personale;
- E drejta të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave;
- E drejta për të marrë të dhënat tuaja personale në format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga makina dhe të drejtën për të kërkuar transferimin e këtyre të dhënave te një kontrollues tjetër;
- E drejta për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave;
- E drejta për të tërhequr pëlqimin e dhënë në çdo kohë me qëllim për të ndaluar përpunimin e të dhënave që bazohet në pëlqimin tuaj;
- E drejta për të paraqitur kundërshtim pranë autoritetit mbikëqyrës kompetent: "Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale"